Arrestohet në Prishtinë një person që sulmoi policët nën ndikim të alkoolit
Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht disa zyrtarë policorë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji”.
Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit në momentin e incidentit. Gjatë procedurës në stacionin policor, ai ka tentuar të largohet dhe, pas ndërhyrjes së zyrtarëve, i ka sulmuar ata, duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për “Sulm ndaj personit zyrtar”.











