Arrestohet i dënuari me 8 muaj burg, dërgohet për vuajtje dënimi në Dubravë
Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar të premten pasdite në fshatin Frashër të Mitrovicës, pas ekzekutimit të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës. Policia ka lokalizuar dhe ndaluar L. M., ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër për ekzekutimin e aktgjykimit, me të cilin ai ishte dënuar me 8 muaj burgim.
I arrestuari fillimisht është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, por për shkak të mungesës së kapaciteteve është transferuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ku do ta vuajë dënimin.
Autoritetet kanë bërë të ditur se procedurat janë zhvilluar në pajtim me urdhëresën gjyqësore dhe sipas standardeve ligjore.










