Arrestohet gazetari Valon Syla, dyshohet për dhunë në familje
Arrestohet gazetari Valon Syla, dyshohet për dhunë në familje
Gazetari dhe analisti, Valon Syla është arrestuar mbrëmjen e 27 qershorit në Prishtinë, nën dyshimin për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor ndaj bashkëjetueses së tij.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë.
Viktima E.N. ka deklaruar në Polici se është sulmuar fizikisht dhe ofenduar rëndë, për çka ka marrë trajtim mjekësor.
Deklarata e saj është konfirmuar edhe nga motra, e cila ka dorëzuar video-incizime si prova të incidentit.
Rasti është në trajtim nga autoritetet.











