#Lajme

Arrestohet edhe personi i dytë për rastin e tentim-vrasjes në Vushtrri

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut kanë arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, që ndodhi më 13 shtator 2025 në Vushtrri. Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor.

Një ditë pas ngjarjes, më 14 shtator, policia kishte identifikuar dhe arrestuar personin e parë të dyshuar, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës. Në vendin e ngjarjes u gjetën tri gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari u konfiskua një armë zjarri me pesë fishekë, që dyshohet se është përdorur në incident.

Të dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje me aktvendim të prokurorit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.