#Lajme

Arrestohet burri që kërcënoi bashkëshorten në Vushtrri

Një rast i dhunës në familje është regjistruar pasditen e 30 shtatorit në Vushtrri, ku policia ka arrestuar një burrë rreth 38-vjeçar, me inicialet S.S., pasi dyshohet se ka kërcënuar për jetë bashkëshorten e tij, N.S.

Sipas burimeve, çifti kishte pasur mosmarrëveshje martesore për shkak të xhelozisë dhe gjatë një debati, i dyshuari i ka thënë gruas së tij: “Mos të shoh me tjetërkënd, se së pari të vras ty e pastaj veten”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, atij i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, viktima dhe dy fëmijët e saj janë strehuar në shtëpinë e prindërve, ndërsa është lëshuar një urdhër për mbrojtje të përkohshme emergjente.

Rasti është proceduar tek ekipi hetues për dhunë në familje dhe hetimet po vazhdojnë.