Arrestohet 57-vjeçari që kanosi policët
Një 57-vjeçar është arrestuar mbrëmë në Mitrovicën e Veriut pasi ka kanosur zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40 në rrugën “Kralj Petar”, pranë përmendores së Car Llazarit. I dyshuari, i identifikuar me inicialet G.H., pas incidentit është ndaluar nga policia dhe i është vënë prangat.
Në vendngjarje kanë dalë hetuesit, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar si “kanosje”. I arrestuari është dërguar në mbajtje.










