#Lajme

Arrestohet 24-vjeçari në Kaçanik për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës arrestoi mbrëmjen e së martës në Kaçanik një 24-vjeçar që ishte në kërkim nga drejtësia. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 22:15 në fshatin Bob, njësitet policore ndaluan K. Ç., i dënuar më parë me 8 muaj burg për mbajtje të paautorizuar të armës.

Pas procedurave në polici, i riu u dërgua për të vuajtur dënimin e tij.