Arrestohen dy persona në Prishtinë, u sekuestrohen armë, para dhe drogë
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë dy persona në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit tek ta janë gjetur armë, para dhe substancë narkotike.
Sipas njoftimit, janë sekuestruar 2.1 gramë kokainë, dy pistoleta me 23 fishekë, 13 mijë e 360 euro para të gatshme, si dhe një peshore digjitale.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.








