#Lajme

Arrestohen 5 persona në Gjakovë, shihen me armë në video-incizime

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar në Gjakovë, pasi janë siguruar disa video-incizime ku ata shihen duke mbajtur armë.

Gjatë kontrollit nga njësitë policore, tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, dy pistoleta me gaz dhe dy fishekë.

Ngjarja ka ndodhur më 17 korrik 2025, rreth orës 16:00. Pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.