Arrestimet e shqiptarëve nga Serbia, paralajmërim për “luftë speciale” ndaj Kosovës
Arrestimet e shtetasve shqiptarë nga autoritetet serbe në pika kufitare po cilësohen nga ekspertët si pjesë e një “lufte speciale” ndaj Kosovës. Sot, dy persona u ndaluan në pikën kufitare Horgosh mes Serbisë dhe Hungarisë, të dyshuar për krime lufte më 1999.
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, dhe ekspertë të sigurisë si Mentor Vrajolli e Avni Islami, theksojnë se këto arrestime janë hakmarrëse dhe me motive politike, duke u bërë thirrje qytetarëve – sidomos ish-pjesëtarëve të UÇK-së – të shmangin kalimin nëpër Serbi.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka paralajmëruar disa herë për rrezikun e ndalimeve arbitrare, duke përmendur edhe rastin e Arbnor Spahiut, i cili po mbahet në paraburgim në Serbi.











