#Lajme

Arianit Koci: Manipulimi i zgjedhjeve është krim që çon në burg

Ndërsa vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, avokati Arianit Koci ka folur për manipulimet dhe keqpërdorimet gjatë zgjedhjeve, duke theksuar se ato përbëjnë ndërhyrje direkte në vullnetin e qytetarëve dhe dëmtojnë funksionimin e shtetit.

“Manipulimi i votave është tradhëti ndaj qytetarëve dhe shtetit. Në disa raste, në këto veprime janë përfshirë vetë komisionerët,” tha Koci. Ai shtoi se çdo formë keqpërdorimi, si votimi i shumëfishtë, votimi në vend të dikujt tjetër, presioni apo pengimi i votuesve, përbën vepër penale dhe dënohet me burg.

Avokati theksoi gjithashtu se ndryshimi i numërimit, futja e të dhënave të rreme, krijimi i votave fiktive, si dhe blerja ose shitja e votave, janë veprime të dënueshme me shumëvjeçare dhe përbëjnë shkelje të rëndë të detyrës për zyrtarët publikë.

Koci bëri thirrje për reagim të menjëhershëm nga institucionet: “Kush prek votën, prek shtetin.”