#Sport

Ardian Ismajlin, një muaj jashtë fushës

Ardian Ismajli do të detyrohet të ndalet sërish. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka pësuar një tjetër dëmtim dhe do të mungojë për rreth një muaj nga fushat e lojës.

Klubi i Torinos ka bërë të ditur rezultatet e ekzaminimeve mjekësore pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e Serie A ndaj Comos, ku “granata” u mposhtën thellë 6-0. Fatkeqësisht për Ismajlin, lajmet nuk janë pozitive.

Futbollisti u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 20-të, pasi ndjeu shqetësime muskulore në këmbë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një dëmtim muskulor, që do ta mbajë jashtë për rreth katër javë, duke i bërë të humbasë disa ndeshje me ekipin e tij.

Përveç mungesës, Ismajlit do t’i nevojitet edhe një periudhë rikuperimi për të rifituar formën optimale.

Ky është dëmtimi i katërt për mbrojtësin shqiptar vetëm këtë sezon, pas problemeve fizike të pësuara në muajt gusht, shtator, nëntor dhe tani në janar. Në total, ai ka humbur 10 ndeshje dhe ka munguar 65 ditë nga aktiviteti sportiv.

Shpresohet që kjo ndërprerje të mos zgjasë më shumë se parashikimet fillestare dhe Ismajli të jetë i gatshëm për përballjen e rëndësishme ndaj Polonisë, në “play-off”-in e Botërorit më 26 mars.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *