#Sport

Arbeloa para debutimit në La Liga: Përgjegjësia është e imja për atë që bëjnë lojtarët

Real Madridi do të përballet nesër me Levanten në “Santiago Bernabéu”, në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Kjo sfidë shënon ndeshjen e parë kampionale për trajnerin Álvaro Arbeloa në krye të ekipit madrilen.

Në prag të takimit, Arbeloa u paraqit në konferencë për media, ku dha një deklaratë që tërhoqi vëmendjen dhe u bë virale në rrjetet sociale.

“Është detyra ime t’u tregoj lojtarëve se çfarë duhet të bëjnë. Nëse ata nuk e zbatojnë, do të thotë se unë nuk e kam shpjeguar siç duhet, prandaj përgjegjësia bie mbi mua”, u shpreh trajneri spanjoll.

Kujtohet se Arbeloa ka debutuar në stolin e Real Madridit me një humbje ndaj Albacetes në Kupën e Spanjës, ndërsa ndeshja kundër Levantes do të jetë testi i tij i parë në La Liga.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *