Apple Pay mbërrin në Kosovë – një hap i madh drejt pagesave digjitale moderne
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se Apple Pay është tashmë zyrtarisht i disponueshëm në Kosovë, duke mundësuar pagesa të shpejta, të sigurta dhe pa kontakt përmes pajisjeve Apple.
Ky shërbim i ri do t’u lejojë bankave dhe institucioneve financiare në vend të integrojnë kartelat e tyre me platformën Apple Pay, ndërsa funksionalizimi i plotë do të realizohet në bazë të marrëveshjeve individuale dhe integrimeve teknike me secilën bankë.
Pas lansimit të Google Pay, kjo risi përfaqëson një tjetër hap drejt digjitalizimit të pagesave, modernizimit të sistemit financiar dhe përafrimit të standardeve evropiane për shërbime digjitale në Kosovë.











