Anulohet tenderi për pompat e ujit në disa fshatra të Vushtrrisë
Anulohet tenderi për pompat e ujit në disa fshatra të Vushtrrisë
Komuna e Vushtrrisë e ka anuluar tenderin për furnizim dhe montim të pompave të ujit të disa fshatra të kësaj komune.
Këto pompa kanë pasur të montohen në fshatrat Begaj, në Stanoc të Ultë dhe të Epërm, si dhe në Gracë, raporton Zëri i Vushtrrisë.
Këto fshatra, janë në mesin e shumë të tjerëve në Vushtrri, që përballen me mungesë të ujit të pijes.
Vendimi për anulimin e tenderit është marrë me 9 korrik të këtij viti, pavarësisht se në tender kishin aplikuar katër ofertues.
Si arsye e këtij vendimi është përmendur një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit, pa specifikuar atë.
Tenderi parashihej të kapte vlerën e mbi 55 mijë eurosh.











