#Lajme

Anulohet tenderi mbi 2.7 milionë euro për uniformat e Policisë së Kosovës

Tenderi për furnizimin e Policisë së Kosovës me uniforma të rregullta, me vlerë të parashikuar prej 2,764,400 euro, është anuluar.

Sipas të dhënave zyrtare, procesi u ndal për shkak të mosrespektimit të procedurave të përcaktuara në Ligjin për Prokurimin Publik, mes tyre edhe mungesa e nënshkrimit nga ministria përkatëse.