#Lajme

Ancelotti: Transferimi i Mbappés te Real Madrid ishte vendim i zgjuar

Carlo Ancelotti, aktualisht selektor i Brazilit, ka komentuar për ish-klubin e tij, Real Madridin, duke e cilësuar transferimin e Kylian Mbappés sezonin e kaluar si një vendim shumë i zgjuar nga bordi i klubit.

Italiani theksoi se pas largimit të Benzema, Real Madrid kishte nënshkruar Joselu, i cili performoi mirë, por për një klub si “Galaktikët” nevojitej një sulmues i nivelit të Mbappés.

Ancelotti po përgatit Brazilin për Botërorin e vitit të ardhshëm, me objektivin për të sjellë titullin e gjashtë për “Seleçaon”.