Amir Rrahmani hap vitin 2026 me gol për Napolin
Mbrojtësi kosovar i Napolit dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka nisur vitin e ri me një paraqitje të shkëlqyer.
Ai realizoi një gol me kokë në minutën e 32-të, duke i dhënë Napolit avantazhin 2-0 në sfidën ndaj Lazios. Rrahmani tashmë është një nga lojtarët kryesorë të kampionëve në fuqi të Italisë.











