#Lajme

AME: 57 vatra zjarri në Kosovë, 11 ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri. Nga to, 46 janë lokalizuar, ndërsa 11 vazhdojnë të jenë aktive.

Në njoftim thuhet se menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilat po punojnë pa ndërprerë në terren.

AME u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo rast në numrat emergjentë 112, 193 ose 192.

Po ashtu, është shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe bashkëpunimin e qytetarëve në menaxhimin e kësaj situate.

AME: 57 vatra zjarri në Kosovë, 11 ende aktive

Sot nis sezoni i ri në Superligën