#Lajme

Ambasadori rus në Serbi akuzon Kosovën për “spastrimi etnik”, pretendime të cilësuara si dezinformata

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, ka deklaruar se në Kosovë po ndodh një “spastrimi etnik gradual i serbëve” dhe se institucionet e Kosovës po krijojnë “kushte të padurueshme jetese” për komunitetin serb. Këto deklarata ai i ka dhënë për RT Balkan, duke i lidhur me, siç e quajti, “pushtimin e veriut të Kosovës nga Prishtina”.

Megjithatë, këto pretendime nuk mbështeten nga raportet e institucioneve ndërkombëtare dhe vlerësohen si të pabazuara. Mediat ruse dhe zyrtarët në Beograd vazhdojnë të përsërisin narrativën se serbët në Kosovë po përballen me dhunë sistematike, pa prova konkrete.

Në praktikë, komuniteti serb në Kosovë gëzon të drejta të garantuara ligjërisht. Në Kuvendin e Kosovës, 10 nga 120 deputetë janë të komunitetit serb, ndërsa në vitin 2025 kryetarë komunash serbë kanë marrë detyrën në 10 komuna. Po ashtu, serbë janë të përfshirë në sistemin gjyqësor dhe administrativ të vendit.

Kosova ka kornizë ligjore për mbrojtjen e pakicave, ndërsa situata monitorohet rregullisht nga OKB-ja, BE-ja dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Sipas analistëve, një pjesë e problemeve të komunitetit serb lidhen më shumë me politikat e Beogradit, që shpesh nxisin bojkot dhe mosintegrim, sesa me veprimet e institucioneve të Kosovës.

Sipas vëzhguesve, përdorimi i termit “spastrimi etnik” nga Bocan-Harçenko përputhet me strategjinë propagandistike të Moskës për Kosovën.

Ambasadori rus në Serbi akuzon Kosovën për “spastrimi etnik”, pretendime të cilësuara si dezinformata

Glauk Konjufca bëhet i dyti më i