#Lajme

Ambasadori francez nderon viktimat e Reçakut: Mahnitëse të shihet zhvillimi i Kosovës

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka bërë homazhe në Reçak, ku ka vendosur lule në kujtim të 45 civilëve të pafajshëm të vrarë 27 vjet më parë.

Në një postim të Ambasadës së Francës në Kosovë në Facebook, është theksuar se Franca, ashtu si kudo tjetër, mbetet e angazhuar në luftën kundër pandëshkueshmërisë.

Ndërkohë, ambasadori Guérot ka reaguar edhe përmes një postimi në platformën “X”, ku ka përshkruar ceremoninë përkujtimore në varrezat e Reçakut si prekëse, duke rikujtuar masakrën e vitit 1999.

Ai ka vlerësuar gjithashtu progresin e Kosovës në periudhën pasluftës, duke e cilësuar si mbresëlënës zhvillimin e arritur ndër vite. Guérot ka theksuar se Franca është e gatshme të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *