#Lajme

Ambasada gjermane uron Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit: Tani Kosova të formojë institucionet

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen e tij si kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës.

Në reagimin e saj, ambasada thekson se pret që pas këtij zhvillimi Kosova të ecë përpara me formimin e institucioneve.

“Urime Dimal Bashës, kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës. Shpresojmë që tani Kosova të jetë në gjendje për formimin e institucioneve”, thuhet në reagim.