Ambasada gjermane për moscertifikimin e Listës Serbe: Duhet garantuar pjesëmarrje e barabartë në zgjedhje
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për të moscertifikuar Listën Serbe në zgjedhjet lokale, duke shprehur shqetësim për përjashtimin e partive politike nga gara.
“Jemi të shqetësuar që partitë politike po përjashtohen nga zgjedhjet. Të gjitha subjektet që plotësojnë kriteret ligjore duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në procesin demokratik. Presim që të gjitha palët të respektojnë procedurat për të siguruar zgjedhje transparente dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në reagimin e ambasadës për Klan Kosova.
Lista Serbe tashmë ka paraqitur ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kundërshtuar vendimin e KQZ-së. Rasti pritet të shqyrtohet në vijim nga organet kompetente, ndërsa ambasadat perëndimore kërkojnë ruajtjen e standardeve demokratike në procesin zgjedhor.











