Alcaraz triumfon ndaj Zverevit dhe siguron finalen e Australian Open
Carlos Alcaraz është kualifikuar në finalen e turneut “Australian Open”, pasi mposhti Alexander Zverev në një përballje dramatike me pesë sete. Tenisti spanjoll fitoi me rezultat 6-4, 7-6(5), 6-7(3), 6-7(4), 7-5, duke siguruar një vend në finalen e madhe.
Në ndeshjen për titull, Alcaraz do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Novak Gjokoviqit dhe Jannik Sinnerit, e cila pritet të zhvillohet më vonë.








