#Lajme

Albert Krasniqi: Për herë të parë një kryeministër shantazhon qytetarët me buxhet

Analisti nga Demokracia Plus, Albert Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se është hera e parë që një kryeministër i Kosovës i kushtëzon qytetarët me buxhet në varësi të votës së tyre.

“Asnjë prej kryeministrave të mëparshëm nuk ka shantazhuar qytetarët duke thënë se ‘nëse nuk i votoni kandidatët e mi, nuk do të keni buxhet’. Kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë,” tha Krasniqi, duke shtuar se shumica e komunave varen nga grantet që ndahen nga niveli qendror.

Ai përmendi rastin në Fushë Kosovë, ku Kurti përuronte një projekt së bashku me kandidatin e VV-së për kryetar, Valon Prebeza, duke theksuar se “një kryeministër duhet t’u shërbejë të gjithë qytetarëve, jo vetëm kandidatëve të partisë së tij”.