#Lajme

Albena Reshitaj: LVV nuk bën qeveri me pazare

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albena Reshitaj, ka deklaruar se partia e saj ka dhënë të gjitha mundësitë për bashkëpunim me partitë tjera, por ish-opozita ka refuzuar për shkak të standardit të ri politik të LVV-së, që përjashton pazaret për formimin e qeverisë.

Reshitaj tha se partitë opozitare nuk janë mësuar me këtë qasje dhe po presin të marrin përgjegjësi pa mandat qytetar. Ajo shtoi se votimi i qeverisë së mandatuar nga Glauk Konjufca varet nga qëndrimi i opozitës.

Deputetja theksoi gjithashtu se shkuarja në zgjedhje në këtë kohë nuk është e duhur, por nuk kanë frikë nga zgjedhjet e reja dhe besojnë se do të dalin fitues përsëri.