#Lajme

Aktakuzë për krime lufte: Dyshohet për vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje në Istog

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj T.P., për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, gjatë luftës në Kosovë, në fshatin Cerrcë dhe zonat përreth në komunën e Istogut, T.P., së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, dyshohet se ka kryer vrasje, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë së civilëve shqiptarë.

Në prill të vitit 1999, i akuzuari dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje – K.R., Z.R., R.R., I.R. dhe Sh.R. – të cilët, nën kërcënimin e armëve, u detyruan të linin shtëpinë e tyre dhe u zhvendosën në një tjetër, ku më pas u vranë. Sipas aktakuzës, shtëpia bashkë me trupat e viktimave më pas u dogj.

Gjithashtu, T.P. akuzohet se ka vjedhur pasuri të luajtshme dhe ka djegur shtëpi në fshatrat e kësaj komune.

Aktakuzë për krime lufte: Dyshohet për vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje në Istog

FSK hap dyert për qytetarët sot në