#Ballina #Botë #Kronika e zezë #Zëri i Qytetit

Aksion policor në tri komuna, Sekuestrohen armë, fishekë dhe pajisje, një person përfundon në ndalim

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës është zhvilluar sot në Vushtrri, Klinë dhe në fshatin Carabreg të Deçanit, në kuadër të hetimeve ndaj një grupi të dyshuar për mbajtje dhe përdorim të armëve pa leje, sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin.

Sipas informatave, aksioni është realizuar më 04.11.2025 nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë – dega Vushtrri, në vazhdën e veprimeve të ekipit të përbashkët hetimor.

Gjatë ekzekutimit të urdhëresave, Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin Abdullah Llapashtica, rreth 41-vjeçar, ndërsa Endrit Imeri, rreth 31-vjeçar, nuk është hasur në lokacionin e tij. Ndërkaq, Luan Lataj, rreth 41-vjeçar, rezulton të jetë tashmë në paraburgim për një rast tjetër të armëmbajtjes pa leje. I dyshuari tjetër, Avdyl Imeri, rreth 62-vjeçar, është intervistuar në lidhje me sendet e gjetura në shtëpinë e tij.

Çfarë u sekuestrua?

Tek Abdullah Llapashtica u gjetën dhe sekuestruan: makinë për numërimin e kartëmonedhave, 100 fishekë, 4 fishekë me gaz, iPhone 17 Pro Max dhe iPhone 11 Pro Max, USB (Auris 8GB), fotrollë arme me rrip krahu dhe kapele me emblemë të Policisë së Kosovës.

Tek Avdyl Imeri (babai i Endritit), pasi Endriti nuk u gjet në vendngjarje, u sekuestruan: pistoletë Zigana F me dy karikatorë dhe 25 fishekë (me leje në emër të Ismet Imerit), armë gjahu Vision me 24 fishekë (me leje të Ismet Imerit), armë e gjatë Horizon me 47 fishekë kalibri .308 Win (me leje të Ismet Imerit), dy optika (Cobra 3-9x40EG dhe Tacvector), si dhe revole TT me një karikator dhe 8 fishekë pa leje, që sipas dyshimit ishte në posedim të Avdyl Imerit.

Në Carabreg të Deçanit nuk është sekuestruar asgjë.

Masa e ndërmarrë

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës.

Me vendim të Prokurorit të çështjes, Abdullah Llapashtica është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj Endrit Imerit dhe Avdyl Imerit procedura do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Aksion policor në tri komuna, Sekuestrohen armë, fishekë dhe pajisje, një person përfundon në ndalim

Orav kërkon formimin e shpejtë të qeverisë:

Aksion policor në tri komuna, Sekuestrohen armë, fishekë dhe pajisje, një person përfundon në ndalim

Edita Tahiri: Osmani u sigurua për mbështetjen