#Lajme

Aksion i Prokurorisë Speciale në veri – bastisje në nëntë lokacione, Elshani: Dy në Zveçan dhe shtatë në Zubin Potok

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një aksion të gjerë në veri të vendit, ku po kryhen bastisje në gjithsej nëntë lokacione.

Zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani, në një prononcim për Kossev, ka konfirmuar zhvillimin e operacionit, por pa dhënë shumë detaje. Ai ka bërë të ditur se dy bastisje po kryhen në komunën e Zveçanit, ndërsa shtatë të tjera në territorin e Zubin Potokut.

Sipas informatave zyrtare, aksioni po realizohet në kuadër të hetimeve për vepra të rënda penale, përfshirë:

Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose të personelit në marrëdhënie me to, Vrasje të rëndë, dhe Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse ka persona të arrestuar apo të dyshuar në lidhje me rastin.