Aksident zingjiror në rrugën Gjilan–Prishtinë, përfshihen katër automjete
Një aksident trafiku zingjiror ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Gjilan–Prishtinë, në afërsi të fshatit Parallovë. Në këtë aksident janë përfshirë katër automjete.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
“Nga hetues të trafikut rajonal po hetohen rrethanat e këtij aksidenti,” ka deklaruar Hashani.
Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në përplasjen e automjeteve.










