#Lajme

Aksident zingjiror në Gjilan, nëntë persona të lënduar

Një aksident trafiku me gjashtë automjete është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:20, në rrugën “Lufta e Gjilanit”, ku si pasojë e përplasjes janë lënduar nëntë persona.

Sipas raportit mjekësor, të gjithë të lënduarit kanë marrë lëndime të lehta.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet rajonale të trafikut, të cilat po merren me hetimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.