Aksident tragjik në Gjakovë – Dy punëtorë humbin jetën pasi ranë nga kati i tretë i objektit në ndërtim
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në vendin e punës. Viktimat, të identifikuar me inicialet H.J. dhe D.B., dyshohet se kanë rënë nga kati i tretë i një objekti që ishte në ndërtim e sipër.
Sipas burimeve të besueshme, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe faktit se familjarët ende nuk janë njoftuar zyrtarisht, janë bërë publike vetëm inicialet e viktimave.
Aksidenti ndodhi gjatë orarit të punës, ndërsa shkaqet e rënies janë ende nën hetim. Të lënduarit nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve të rënda dhe vdiqën në vendngjarje.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e Policisë, emergjenca dhe Inspektorati i Punës. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në zhvillim.
Autoritetet pritet të japin informacione të mëtejshme në orët në vijim.











