Aksident trafiku në Mitrovicë, një person lëndohet
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Shala e Bajgores” në Mitrovicë, ku janë përfshirë dy automjete.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore.
Aktualisht, njësitë policore dhe ekipet emergjente ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet që çuan në aksident.











