#Lajme

Aksident në magjistralen Ferizaj–Gjilan, përplasen veturë policie dhe veturë civile

Një aksident trafiku është shënuar sot rreth orës 12:00 në magjistralen Ferizaj–Gjilan, në fshatin Sojevë, ku janë përfshirë një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës dhe një veturë civile me targa vendore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile janë përfshirë në aksident, ku fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar”, tha Veseli.

Ndërkohë, ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse në këtë aksident ka qenë e përfshirë edhe eskorta e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Aksident në magjistralen Ferizaj–Gjilan, përplasen veturë policie dhe veturë civile

AUV: Peshku i ngrirë i sigurt për