Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, një person i lënduar
Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Arbër Xhaferi”, në drejtim Babush-Bibaj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Gazeta Sinjali se në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë, një person ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Njësitë e policisë së trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme hetimore.











