Aksident me fatalitet në rrugën Ferizaj–Prishtinë, vdes një 28-vjeçar
Aksident me fatalitet në rrugën Ferizaj–Prishtinë, vdes një 28-vjeçar
Një 28-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Muhovc, në magjistralen Ferizaj–Prishtinë.
Sipas policisë, vetura Fiat me targa vendore doli nga rruga si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Vdekja e shoferit u konstatua në vendngjarje nga ekipi mjekësor.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e trafikut, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit.











