Aksident mbi urën kryesore në Komoran, vështirësi në qarkullim
Një aksident trafiku ka ndodhur mbi urën kryesore në Komoran të Drenasit, ku dy automjete janë përplasur në mes të udhëkryqit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia rrugore, e cila po merret me menaxhimin e trafikut dhe hetimin e shkaqeve të aksidentit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në të dy automjetet.











