#Lajme

Aksident i rëndë trafiku në Bresje, dyshime për viktima

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti mund të ketë viktima, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet.

Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me rastin, ndërsa më shumë detaje pritet të bëhen publike pas verifikimeve përkatëse.