Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” në Suharekë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës.
Aktualisht nuk ka informacione të sakta lidhur me numrin e të lënduarve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe autoambulanca, ndërsa autoritetet janë duke e trajtuar rastin.
Do të ketë informacione të mëtejshme sapo ato të konfirmohen zyrtarisht.











