AIP u bën thirrje partive politike të mbrojnë të dhënat personale gjatë fushatës zgjedhore
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka apeluar tek partitë politike që gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 të respektojnë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.
Në një reagim publik, AIP ka theksuar se ruajtja e këtyre të dhënave është obligim ligjor dhe një element i rëndësishëm për sigurimin e integritetit të procesit zgjedhor.











