AGK dënon përjashtimin e gjashtë gazetarëve nga RTK: “Vendim arbitrar dhe i motivuar politikisht”
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj largimit të gjashtë gazetarëve të RTK-së nga moderimi i emisioneve informative të orës 17:00 dhe 23:00.
AGK e cilëson vendimin e menaxhmentit si censurë dhe ndëshkim për punën profesionale të gazetarëve, duke theksuar se ai është i motivuar politikisht dhe në shërbim të qeverisë aktuale.
Shoqata kërkon tërheqjen e këtij vendimi dhe garantimin e punës së pavarur të gazetarëve, duke paralajmëruar mbështetje për ta në hapat ligjorë dhe institucionalë.











