#Kosova #Lajme

Afrohet 8 gushti, Kushtetuesja ende pa vendim për Kuvendin

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë të ditur se është ende duke shqyrtuar kërkesat lidhur me konstituimin e Kuvendit, ndërsa afati 8 gusht po afrohet.

Në një përgjigje për “Koha”, Gjykata tha se vendimi do të merret pasi të trajtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve.

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar interpretim për pasojat juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve. Për çështjen janë drejtuar edhe PDK, LDK dhe më herët AAK.

Kushtetuesja ka vendosur masë të përkohshme që ndalon çdo veprim të deputetëve pas 27 korrikut deri më 8 gusht, për të shmangur pasoja për rendin kushtetues.