#Lajme

Afati i pasqaruar nga Kushtetuesja: Nuk dihet çfarë ndodh pas 30 ditësh

Gjykata Kushtetuese nuk ka sqaruar se çfarë do të ndodhë nëse legjislatura e nëntë e Kuvendit nuk konstituohet brenda 30 ditësh. Në njoftimin e shkurtër të së premtes kjo çështje nuk u përfshi dhe nuk pritet të jetë as në aktgjykimin e plotë.

Sipas juristit Arifi, një skenar i tillë nuk është i paraparë në Kushtetutë, prandaj pasojat juridike nuk janë specifikuar. Ai thekson se as nuk është kërkuar nga Gjykata të sqarojë këtë çështje.

Nga ana tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile si Jashari vlerësojnë se arsyetimi i vendimit do duhej të rregullonte zvarritje të tilla për të mundësuar zhbllokimin e shpejtë të situatës.

Ajo që dihet me siguri është se një kandidat për kryetar të Kuvendit nuk mund të propozohet më shumë se tri herë.