#Botë

Administrata Trump vendos kufizime për fluturimet nga Meksika, kërcënon aleancën Delta–Aeromexico

Administrata e presidentit Donald Trump ka vendosur kufizime të reja për fluturimet nga Meksika në SHBA, si përgjigje ndaj masave të autoriteteve meksikane që detyruan kompanitë të zhvendosen nga Aeroporti Benito Juarez në Aeroportin Felipe Ángeles.

Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha se këto veprime shkelin marrëveshjen tregtare dhe japin avantazh të padrejtë kompanive vendase. Ai kritikoi Joe Biden dhe Pete Buttigieg për lejimin e kësaj.

Tani, linjat ajrore meksikane duhet të marrin miratimin e Departamentit të Transportit për çdo fluturim drejt SHBA-ve.

Kërcënohet edhe prishja e partneritetit mes Delta Air Lines dhe Aeromexico, i cili do të ndikonte në dhjetëra linja dhe do të rrezikonte miliona dollarë për ekonomitë e të dy vendeve.

Meksika mbetet destinacioni më i madh për fluturimet amerikane me mbi 40 milionë pasagjerë vitin e kaluar.