#Lajme

Abdixhiku dhe LDK bëjnë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës: “Mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me ekipin e partisë dhe djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, vendosën kurora lulesh te varri i Rugovës, duke nderuar kujtimin e tij në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Gjatë homazheve, Abdixhiku e vlerësoi Rugovën si shqiptarin më të madh të të gjitha kohërave dhe theksoi se trashëgimia e tij obligon të gjithë të sillen me dinjitet, maturi dhe përkushtim ndaj atdheut.

“Sot, në 20-vjetorin e largimit të atit themeltar të Republikës së Kosovës, e vendit tonë, nderojmë Ibrahim Rugovën. Ai realizoi ëndrrën historike të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, dhe krijoi një projekt madhor për shqiptarët e Kosovës. Në këtë përvjetor, Rugovën jo vetëm që e nderojmë, por edhe e kujtojmë dhe punojmë për të vazhduar ëndrrën e tij për një Kosovë të lirë dhe të fuqishme në familjen euroatlantike,” u shpreh Abdixhiku.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *