#Lajme

KQZ sot mban dy mbledhje, në fokus vendimi për rinumërimin e votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot dy mbledhje, ku pritet të diskutohet çështja e rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas një anëtari të KQZ-së, mbledhja e Këshillit për Operacione Zgjedhore do të nisë në orën 10:30. Më pas, në orën 13:30, është paraparë të mbahet edhe mbledhja e rregullt e KQZ-së, e cila do të ketë vetëm një pikë në rend dite.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ekziston vullnet nga të gjitha partitë politike që të procedohet me rinumërimin e të gjitha vendvotimeve që kanë dalë nga zgjedhjet e fundit.

KQZ ka njoftuar se ka shtuar kapacitetet në qendrat e numërimit dhe është e përgatitur për të realizuar rinumërimin e plotë të votave.

Deri më tani, kërkesë për rinumërim kanë paraqitur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV) ende nuk kanë dhënë një qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *