#Sport

Moment historik në finalen e AFCON-it: Mane kundërshton trajnerin dhe udhëheq Senegalin drejt fitores

Finalja e Kupës së Afrikës mes Senegalit dhe Marokos ofroi skena dramatike dhe emocione të forta. Kombëtarja e Senegalit triumfoi me rezultat 1:0, duke fituar trofeun e dytë në historinë e saj.

Në minutat e fundit të kohës së rregullt, gjyqtari akordoi penallti për Marokon, çka shkaktoi reagime të forta në kampin senegalez. Trajneri i Senegalit kërkoi që lojtarët të largoheshin nga fusha në shenjë proteste, por Sadio Mane refuzoi ta bëjë një gjë të tillë.

Ish-ylli i Liverpoolit mbeti në fushë dhe më pas ftoi bashkëlojtarët të riktheheshin, duke kërkuar që ndeshja të vazhdonte deri në fund. “Dilni, do luajmë si burrat”, ishin fjalët e Mane-s drejtuar ekipit.

Maroko dështoi të shënojë nga pika e bardhë me Brahim Diazin, ndërsa në vazhdime Senegali gjeti golin e fitores përmes Gueye, duke siguruar kështu titullin e dytë kampion të Afrikës. 

Me konfiromo a shkuran dikun indeksonline ketu  nese jo ok