#Lajme

Ambasada e SHBA-së: Gatishmëri për të forcuar partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka deklaruar se është e gatshme të forcojë marrëdhëniet me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, duke përfshirë rifillimin e Dialogut Strategjik.

Sipas zëdhënësit të ambasadës, arritja e një bashkëpunimi të tillë do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës që të avancojnë agjendën e përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet ekonomik.