#Lajme

Cakolli kritikon Prokurorinë për vonesën në hetimin e manipulimeve me votat

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas rinumërimit të votave, duke pyetur se çfarë po pret Prokuroria për të nisur hetimet mbi ndryshimet në votat për kandidatët për deputetë.

Ai ka theksuar se emrat e komisionerëve për çdo tavolinë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit janë të njohur, por manipulimet nuk janë bërë vetëm nga ata. Sipas tij, dhjetëra e qindra vota të shtrembëruara në një vendvotim dhe mijëra në nivel komune, kryesisht për kandidatët e caktuar, nuk janë rastësi dhe hetimi duhet të përfshijë edhe kandidatët e përfshirë në këto skema.