Kapet me armë në çantë gjatë kontrollit policor në Rahovec, i dyshuari dërgohet në ndalim
Një person është arrestuar në Rahovec pasi gjatë një pike kontrolli policor i është gjetur një armë zjarri, të cilën e mbante në çantë.
Sipas informatave, mbrëmë rreth orës 19:00, policia ka ndaluar një automjet në fshatin Bernjak dhe gjatë kontrollit ka konstatuar se njëri nga personat posedonte armë zjarri. Burime bëjnë të ditur se i dyshuari është U.M., rreth 55 vjeç.
I pyetur nga zyrtarët policorë për sende të paligjshme, i dyshuari ka pranuar se kishte me vete armë, e cila është sekuestruar menjëherë. Patrullat e Stacionit Policor në Rahovec e kanë shoqëruar atë në stacion për intervistim dhe procedura të mëtejme.
Me vendim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.










